Konfiskohen afro 1 mijë e 300 boksa me cigare, dy të arrestuar

Janë konfiskuar 1299 boksa me cigare në Viti, të dielën.

Policia e Kosovës dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit njëri nga të dyshuarit ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët e policisë.

Policia raporton se dy nga të dyshuarit janë arrestuar ndërsa i treti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia rastin e ka cilësuar si “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kontrabandë me mallra dhe kanosje”./21Media 

Back to top button