Polici vret kolegun brenda stacionit policor

Një person me inicialet Ç.S ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri nga kolegu i tij, i dyshuari për veprën penale, L.Z., në ambientet e Komisariatit Policisë në Shqipëri.
“Mësohet se ai ka humbur jetën në sallën e operacionit. Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi Ludian Zaimi., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme. Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S ka ndërruar jetë në spital”, ka bërë të ditur Policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
I dyshuari është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button