Sorsa largohet nga Gjilani

Mbrojtësi kroat, Tomislav Sorsa është larguar nga Gjilani.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë një titullar i rregullt te ‘Skifterat’, por pas përfundimit të kontratës i ka ndarë rrugët me gjilanasit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Gjilani ka falënderuar Sorsën për kontributin e dhënë gjatë viteve 2020-2022.
“Faleminderit për kontributin Tomislav Sorsa, të urojmë gjithë të mirat në karrierë”, ka shkruar klubi./21Media

Back to top button