Policia arreston personin e kërkuar falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, dje pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ka arritur që për një kohë të shkurtë të sigurojë informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit 38-vjeçar dhe të bëjë arrestimin e tij.
Bëhet e ditur se në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button