Policia po kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984 banues në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
Ai po dyshohet se ka realizuar vjedhje të rëndë, andaj policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Back to top button