Arrestohen 5 burra për prostitucion

Pesë persona janë arrestuar të martën në Prizren. Të njëjtit dyshohen se janë marrë me prostitucion.
“Raportohet se me datë 31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button