Policia e Ferizajt nuk ka pranuar urdhër mbrojtjeje për shtatzënën e vrarë
Pas vrasjes së gruas shtatzënë nga bashkëshorti i saj, mbrëmë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, zëdhënësi i policisë rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli i ka thënë RTV21 se , Policia Rajonale e Ferizajt nuk ka pranuar urdhër mbrojtës për viktimën.
“Për detaje tjera, ju duhet të kontaktoni Gjykatën Themelore të Ferizajt “, ka thënë ai.
Në anë tjëtër Gjykata Themelore ka thënë se gruas ia ka lëshuar urdhrin për mbrojtje nga data 13 shtator dhe ka qenë e vlefshme deri më 13 mars të vitit 2023.
“Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje. Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023”, thuhet në njoftim./21Media