Policia e heton një shtëpi lidhur me vrasjen e vitit reperit Tupac

Policia në Nevada ka thënë se kanë zbatuar urdhër kërkimi në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur, raportuar mediat amerikane.

Detektivët kryen kontrollin në një shtëpi në Henderson, periferi e Las Vegasit ku Shakur u qëllua me armë në shtator të 1996-s, shkruan BBC.

Policia nuk dha detaje të tjera duke u mbështetur në hetimin që po vazhdon për vrasjen e reperit.

Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Asnjë person nuk është arrestuar dhe asnjë i dyshuar nuk është aktualisht në paraburgim.

“Policia mund ta konfirmojë urdhër-kërkimin në Henderson, Nevada, më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur. Nuk kemi koment të mëtejmë për këtë”, deklaroi policia.

Back to top button