Policia e Kosovës demanton lajmin për rrahjen e tre serbëve në Bërnjak

Policia e Kosovës ka demantuar lajmin e medieve serbe, të cilat pretendonin se pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kishin rrahur disa banorë serbë në Bërnjak.
Policia ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë protestues në pikën e kalimit kufitare, por se njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamionë, gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë.
Tutje, Policia ka theksuar se “si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, përfshirë edhe mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave në të gjitha pikat e kalimit kufitar”./21Media

Back to top button