Apple me teknologji të re dedikuar zbulimit të depresionit e shqetësimeve tek njeriu

 
Apple së fundmi lansoi telefonin mobil iOS 15 në botë, i cili vjen me shumë risi në këtë fushë, por kjo kompani nuk ndalon me kaq. Ajo vazhdon të zhvillojë projekte të reja.
Apple tani ka plane më të mëdha për klientët e saj. Pas prezamtimit të programit për monitorim të zemrës, gjumit dhe aktiviteteve të tjera përmes iPhone dhe Apple Watch, mjetet e dedikuara shëndetit mendor janë në radhë të risive të kësaj kompanie.
Apple do të fillojë bashkëpunimin me Universitetin e Kalifornisë dhe kompaninë Biogen për krijimin e teknologjisë e cila do të zbulojë me saktësi nëse personi është në depression, apo vuan nga rrethana të tjera, raporton The Wall Street Journal.
Këtu përfshihet shfrytëzimi i një radhe sensorësh, aktivitete fizike, mënyra e fjetjes, e shumë të tjera, përmes të cilave studiuesit me saktësi do të arrijnë të zbulojnë bazuar në ‘sinjale digjitale’.
Sipas informatave, kjo teknologji do të funksionojë në bazë të shprehjeve të fytyrës, tonit të zërit, sa shpesh një person del për ecje, dhe në bazë të gjumit.
Kjo bazohet edhe në atë se sa shpejt personi shtyp në tastierë.
Tani për tani. Universiteti i Kalifornisë dhe Biogen janë duke bërë studimin e tyre në bashkëpunim me Apple. Ata janë duke u përpjekur që të zbulojnë depresionin, stresin dhe shqetësimet tek 3000 persona të përfshirë në studim, këtë me përcjellje të të dhënave nga kamera e iPhone, tastierës dhe sensorëve me audio, si dhe të dhënave nga Apple Watch, si lëvizjet, gjumi dhe shenjat jetësore.
Biogen shpreson që për dy vjet të rekrutojë 20,000 persona për këtë studim. Projekti është në fazën e herëshme të zhvillimit, megjithatë Apple është entuziaste për këtë teknologji.
Të dhënat për personat kur të lansohet projekti, do të mbesin vetëm në celularë, që do të thotë se ato nuk do të ketë mundësi t’i sheh askush tjetër përveç pronarit të celularit./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=FeBf1wTfPy0

Back to top button