Arbnora Ademaj shpërblehet për punën në “Kırık Hayatlar” fiton çmimin e madh

Modelja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj ka kohë që po qëndron në Turqi, kjo pasi është bërë pjesë e serialit turk “Kirik Hayatlar”.
Ky serial ka filluar të transmetohet që nga 23 gushti, e që nga paraqitja e parë e Arbnorës, nuk kanë munguar komentet pozitive për të.
Puna e pandalshme e modeles nuk ka lënë pa u shpërblyer.
Arbnora ka fituar çmimin aktorja më e mirë e huaj në Festivalin “Mood Awards”, në Turqi.
Kjo u bë e ditur nga vet ajo përmes Instagramit, ku publikoi foto nga ky eveniment.





Gjithashtu, edhe në Facebook, Ademaj u shpreh shumë falënderuese për këtë çmim që i është ndarë asaj.
“Jam shume e nderuar te mar qmimin Aktorja me e mire e vitit e huaja , ne nje festival kaq prestigjioz ne mesin e shume artistave te njohure ne Turqi #moodawards# Dress-WaloneFashionGrup”, ka shkruar Arbnora./21Media

Back to top button