Policia evidenton parregullsi në një autobus që po transportonte nxënës deri në Kodrën e Diellit

Rreth orës 14:30 në rrugën “Marshall Tito”, dje në Tetovë u ndalua për kontroll një autobus me targa të Prilepit që po transportonte nxënës për ekskurzion në Kodrën e Diellit, përcjell TV21.
Autobusi u dërgua për kontroll teknik, pas çka janë regjistruar parregullsi teknike dhe si rrjedhojë është larguar nga trafiku.
“Për shoferin e autobusit, personin juridik dhe personin përgjegjës do të përgatiten parashtresa përkatëse, ndërsa autobusi do të jetë jashtë funksionit deri në eliminimin e mangësive teknike”, shtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme./21Media

Back to top button