Policia gjeti trupin e një 4-vjeçari që ishte zhdukur

Eshtrat e një djali katërvjeçar belg, i cili u zhduk javën e kaluar, janë gjetur në Holandë, ka njoftuar policia holandeze.
Dean Verberckmoes u raportua i zhdukur nga familja e tij pasi kujdestarja e tij nuk arriti ta linte në shtëpinë e gjyshërve të tij.
Të hënën policia zbuloi trupin e tij në një ishull artificial në provincën Zeeland të Holandës.
Ndërkohë, Policia holandeze njoftoi se kishte arrestuar një belg 34-vjeçar, transmeton rtv21.tv.
Policia tha se burri, të cilin nuk e kanë identifikuar zyrtarisht, u arrestua në qytetin holandez Meerkerk, rreth 120 kilometra në verilindje të vendit ku u gjet trupi i djalit.
Mediat holandeze raportuan se Dean Verberckmoes kishte qëndruar me miqtë e familjes përpara se të raportohej i zhdukur.
Policia tha se i dyshuari dhe djali u panë për herë të fundit të mërkurën në qytetin belg të Sint Niklaas, pranë Antwerpen.
Zyrtarët në Holandë nisën një operacion të madh kërkimi pasi morën informacione se Verberckmoes mund të ishte në vend.
Pas arrestimit të burrit, policia lëshoi një “alarm” një njoftim i dërguar në rastet e rrëmbimit të fëmijëve me një përshkrim të fëmijës dhe një fotografi.
Një deklaratë e policisë e lëshuar të hënën mbrëma tha se një helikopter policie mori pjesë në kërkim dhe hetuesit gjetën një “skenë të mundshme krimi. Rreth orës 22:00 oficerët gjetën trupin e pajetë të një fëmije”, thuhet në deklaratë.
Në një mesazh të shkurtër të postuar në Twitter, policia konfirmoi se eshtrat ishin ato të vogëlushit të zhdukur si dhe dërgoi “ngushëllimet” e tyre familjes./21Media

Back to top button