Policia gjobit qytetarin për tejkalim në vijë të plotë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i ka vënë gjobë 71 vjeçarit B.B i cili shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën Shtime – Ferizaj, në fshatin Koshare.
I njëjti i ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj, pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.
Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë
Gjithashtu u është bër apel qytetarëve që të njoftojnë Policinë si në këtë rast, për çdo kundërvajtje që mund të shkaktohet në komunikacion./21Media
+-