Policia i gjen armë burrit që rrahu gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruasë, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30 në Prishtinë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe një fishek me gas. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button