Policia identifikoi 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

 
Policia e Kosovës ka identifikuar njëzet e dy shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë.
“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sot më 05.08.2021, në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion në Prishtinë në lagjen Velania, me ç ‘rast janë identifikuar (22) shtetas nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qenë me qëndrim të pa rregullt në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Tutje në komunikatë thuhet se këta shtetas kanë qenë të ndarë në tri familje disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre.
“Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç ‘rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e depërtimi të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë”, thuhet në komunikatë.
Policia ka bërë të ditur se shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button