Policia jep detaje nga shembja e fasadës së një ndërtese në Suharekë
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës”
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shembjen e fasadës së një ndërtese që ka ndodhur sot në Suharekë.
Shaban Osmanollaj, zyrtar për infromim i policisë për rajonin e Prizrenit,ka thënë se deri më tash ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjences, policia dhe inspektorët e komunës.
“Ju informoj se sot në sheshin “Fadil Vata” ne rrugen “Brigada123” në Suharekë, në objektin e banimit kolektiv në pjesën jugore ka pas një shembje të fasadës së ndërtesës, por nuk ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës, policisë dhe Inspektorët e komunës të cilët po merren me rastin. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe hetimet me rastin janë në zhvillim e sipër”,ka thënë Osmanollaj./kallxo