Policia jep detaje për arrestimin e kameramanit

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një kameraman të një agjencie të lajmeve. Përmes një komunikate për media Policia ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e Policisë duke penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, si dhe në realizimin e detyrave të tyre sipas planit.
Gazetari pas marrjes në pyetje është liruar.
Pas arrestimit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), teksa ka dënuar arrestimin dhe ka kërkuar lirimin e mënjehershem të Albion Selitaj./21Media

Back to top button