Policia jep detaje rreth vdekjes së 60 vjeçarit në Prishtinë

Këtë rast policia e ka trajtuar si “vdekje të dyshimtë”

Policia e Kosovës me anë të një komunikate ka japur të dhëna në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë ku një 60 vjeçar ka rënë nga një ndërtesë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku policia ka hasur viktimën mashkull Sh.Sh (1957), i cili kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se hetuesit rajonal së bashku me hetuesit policor të stacionit jugu me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e prokurorit të shtetit është klasifikuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

Po ashtu me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button