Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Një person mbrëmë është plagosur me armë zjarri në lagjen Ulpiana, rreth orës 22:00.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për portalin rtv21.tv sot ka treguar se Policia ka identifikuar personin e dyshuar për këtë palgosje, i cili është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
“I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më tej”, ka thënë Borovci.
Borovci ka treguar se është sekuestruar edhe një revole e llojit Beretta, që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë si dhe tre copë fishek./21Media

Back to top button