Policia jep detaje për plagosjen në Mitrovicë

 
Një person është plagosur nga arma e zjarrit sot rreth orës 10:20 në Mitrovicë.
I plagosuri i moshës 50 vjeç është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut.
Rastin e ka konfirmuar për 21Media, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut”, ka njoftuar Zahiti.
Njësitë përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
“Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka njoftuar Zahiti./21Media

Back to top button