Policia jep detaje për sulmin kibernetik në Ministrinë e Financave

 

Sot është raportuar për sulm kibernetik në Ministrinë e Financave. Lidhur me këtë për portalin rtv21.tv ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë për Rajonin  e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialstëve të Policisë për hetimin e krimeve të tillë, në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur sulmet kibernetike”, ka thënë Borovci.

Sot është raportuar për sulm kibernetik edhe ndaj Telekomit të Kosovës,, por një gjë e tillë është mohuar nga Telekomi./21Media

Back to top button