Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë

Policia sot ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e djeshme në Mitrovicë, ku ka vdekur një 26 vjeçar.

Policia ka informuar se lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri më tani.

“Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkohë, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button