Policia jep detaje për zjarrin në fshatin Zhabar të Mitrovicës

 
Në fshatin Zhabar të Mitrovicës sot ka shpërthyer një zjarr, por është shuar pas intervenimit të zjarrfikësve. Nga ky zjarr, raportohet se nuk ka të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një zjarr në rrugën e “Ulqinit” është raportuar në orët mbrëmjes, zjarrfiksat kanë fikur zjarrin, nuk raportohet për të lënduar!”, ka njoftuar Zahiti.
Në pamjet që janë publikuar më herët, shihet tym dhe flakë e madhe./21Media

Back to top button