Policia jep detaje rreth zjarrit që përfshiu një shtëpi afër QKUK-së

(Lajm i përditësuar)


Policia jep detaje rreth zjarrit që përfshiu një shtëpi afër QKUK-së

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që përfshiu një shtëpi afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i tha portalit rtv21.tv se rreth orës 07:30, është raportuar se  në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë,  një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

“Deri më tani nuk është raportuar për  persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, njoftoi ai.

Përfshihet nga zjarri një shtëpi afër QKUK-së

Një shtëpi afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është përfshirë nga zjarri.

Policia dhe zjarrfikësit shihen në vendin e ngjarjes.

Komandanti i brigadës së zjarrëfikësve në Prishtinë, Malë Gashi bëri të ditur për kp se zjarri është lokalizuar dhe se janë afër përfundimit të intervenimit.

Portali rtv21.tv lidhur me rastin ka kontaktuar policinë por ende nuk ka marrë përgjigje./21Media

Back to top button