Policia jep detaje të reja për vdekjen e ish-pjesëtarit të Policisë

 

Gjatë ditës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në afërsi të Liqenit të Badovcit. Bëhet fjalë për Fadil Syleviqin i cili punonte në Policinë e Kosovës.

Lajmi për rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se për këtë rast policia është njoftuar rreth orës 14:00.

Krasniqi ka thënë se ekipet e hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi ka treguar se në vendin e ngjarjes është edhe prokurori i rastit ./21Media

Back to top button