Policia jep detaje të tjera për depon me produkte medicinale në veri

(Lajm i përditësuar)


Produktet medicinale që dyshoheshin si mall i kontrabanduar në Mitrovicën e Veriut ishin deponuar që të shkatërroheshin. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për doganë, malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash Agjensia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut vendosin”, tha Elshani.


Policia kap produkte medicinale në një depo në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka gjetur produkte medicinale në një depo në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të autobusave mund të kemi mall të kontrabanduar, Policia ka reaguar dhe kemi kuptu se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina. Sot kemi thirr doganën dhe agjensin e kosovës për produkte medicionale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptu se kjo depo mund të kishte produkte medicionale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovica Veri. Tani së bashku me personelin e spitalit jemi në proces të verifikimit të kësaj depoje”, ka thënë Elshani për rtv21.tv/21Media

Back to top button