Policia kap 18 persona që po vozisnin pa patentë shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 176 sanksione, prej të cilave tetëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, gjashtëmbëdhjetë sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve.
MPB ka njoftuar se janë shqiptuar edhe katërmbëdhjetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë sanksione për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike, tri masa për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, është bërë e ditur në kumtesën e MPB-së, shkruan TV21./21Media

Back to top button