Mbi 600 milionë euro të hyra tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit janë për 12.9 milionë euro apo 2.1%. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milionë euro tatime.
Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ATK-ja thotë se ka rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7%.
“Performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund vitit. Po ashtu, vlen të theksohet se kjo rritje ka ndodh pa pasur ndryshim të normave tatimore”, thuhet në njoftim.
Vlerësim për rritje dyshifrore të të hyrave, së fundi ATK-ja mori edhe nga raportet ndërkombëtare, si ai nga Komisioni Evropian dhe PEFA. Në këto raporte theksohet se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme, ATK & Doganë)./21Media

Back to top button