Policia kërkon hetim nga Inspektorati për vrasjen në Pejë

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e djeshme në Pejë.

Sipas Policisë, i dyshuari u lokalizua dhe arrestua sot rreth orës 20:15.

“Lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të datës 18.05.2021, në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarr veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore,  dhe sot me datë 19.05.2021, rreth orës 20:15 ka rezultuar që i dyshuari për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” të lokalizohet nga organet e rendit dhe i njëjti ndodhet në ambientet e Policisë. Pas arrestimit të të dyshuarit të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në konsultim të plotë me prokurorinë kompetente për kompletimin dhe procedimin e mëtejmë të rastit në organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar Inspektoratin Policor për ndërmarrjen e veprimeve procedurale për hetim të rastit, i cili qoi deri të vrasja e djeshme në Pejë.

“Lidhur me ketë rast Policia e Kosovës ka njoftuar IPK-në për ndërmarrjen e veprimeve procedurale për hetimin e ndonjë lëshimi të mundshëm nga ana e zyrtareve policor. Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe sjelljen e kryerësve të këtyre veprave para drejtësisë, në të njëjtën kohë si institucion i zbatimit të ligjit jemi të vendosur që në bashkërendim me IPK-në, për çdo shkelje apo neglizhencë në detyrë nga zyrtarët policor të merren veprime dhe masa rigoroze në funksion të zbatimit të ligjit pa dallim”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button