Policia kërkon këta dy persona, dyshohet se vodhën 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestimin e dy qytetarëve të cilët dyshohen për vjedhej të rëndë me në mars të vitit të kaluar në Prizren.
“Me date 03/03/2022 rreth orës 20:30 . është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ) , si dhe një arme zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.
“Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, Kërkon që : Kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – E-mail adresa: [email protected]”, përfundon njoftimi./21Media
