Prishtina “mbulohet” me grafite “Martin Berishaj para drejtësisë”

Me kërkesën që ambasadori i Kosovës në Koraci, Martin Dreshaj të vihet para drejtësisë me disa grafite janë shfaqur në Prishtinë.
“Martin Berishaj para drejtësisë”, shihet të jenë vendosur tek Fakulteti Ekonomik e në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.
Në prill të vitit të kaluar mediat sllovene dhe kroate kanë raportuar se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i përfshirë në një skandal korruptiv financiar.
Sipas këtyre raportimeve Berishajt ka marrë 2 milionë euro nga dega e kompanisë sllovene në Serbi, GEN-I, para të cilat janë tërhequr kesh nga ai në banka të ndryshme në Kosovë dhe Mal të Zi dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.
Agjencia Kundër Korrupsionit të Kosovës vitin e kaluar ka nisur hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj, për deklarim të rremë të pasurisë, përkatësisht për mosdeklarim të aksioneve të tij në kompaninë private “MB Consulting”, gjatë dhjetorit të vitit 2022 Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal kundër Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale lidhur me dyshimet e bazuara se Berishaj ka përfituar para nga GEN-I, me seli në Serbi dhe ka bërë shmangie nga tatimet./21Media


Back to top button