Policia kërkon ndihmën tuaj për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe vendndodhjen e një personi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt .
“Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt .
Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim të policisë.
Ndërkohe policia siguron se te dhënat e juaja do të ruhen me konfidecialitet të plotë./21Media

Back to top button