I dyshuri për dy vrasjet e sotme në Shqipëri kishte vrarë edhe gruan e parë në vitin 2007

(Lajm i përditësuar)
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se Dan Hutra ka vrarë dy gra dhe ka plagosur dy të tjera këtë të mërkurë rreth orës 12:30 në Kamzë. Sipas policië i njëjti kishte vrarë edhe ish gruan e tij në vitin 2007.
“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.”, ka njoftuar policia.
Krim në familje shqiptare, vrau ish gruan dhe motrën e saj, palgosi dy persona tjerë
Dy persona raportohet se janë vrarë në Paskuqan të Shqipërisë nga një person. Siç shkruajnë mediat në Shqipëri, dyshohet se ish dhëndrri ka vrarë ish gruan dhe motrën e saj. Raportohet se i njëjti ka plagosur edhe dy persona tjerë
Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Ramazan Kuka dyshohet se mesditën e kësaj të mërkure ka hyrë në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe ka hapur gjuajtur me armë drejt familjarëve të ish-bashkëshortes së tij.

Back to top button