Policia kërkon zbatimin e tri ligjeve

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ligji për paga, ai për sigurimin shëndetësor dhe ai për pensionimin e parakohshëm, janë tri çështjet kryesore që Policia e Kosovës po i kërkon, bazuar në një diskutim që Sindikata e Policisë së Kosovës ka pasur sot me Byronë Kosovare të Sigurimeve të enjten.
    Sipas njoftimit të Sindikatës së Policisë, çështja e sigurimeve shëndetësore për Policinë është diskutuar në takimin mes kreut të Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, dhe drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku.
    “Gjatë takimit, u diskutua për Sigurimet Shëndetësore për Policinë e Kosovës si dhe tema të ndryshme që ndërlidhen me interes të bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjithashtu është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’, kur dihet se Policia e Kosovës ende nuk ka Sigurim Shëndetësor, Jetësor dhe Shoqëror. Ndërsa Drejtori i BKS-së, z. Mazreku u shpreh i gatshëm që të bashkëpunoj me Sindikatën e PK-së, në lidhje me Sigurimet Shëndetësore për punonjësit e PK-së, ku nga ky takim, z. Mazreku pasqyrojë planin se si do të implementohet ky propozim në këtë drejtim dhe deklarojë se tregu është i gatshëm që të ofrojë një ofertë preferenciale dhe të volitshme për Policinë e Kosovës”, bëhet e ditur në komunikatën e Sindikatës./21Media

Back to top button