Policia konfiskoi mbi 6 mijë fishekë në veri, Kurti e quan këtë fitore për sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasiqë Policia e Kosovës të mërkurën arrestoi një serb në veri i cili po kontrabandonte plumba nga Serbia.
Ai e quajti këtë fitore për sundimin e ligjit.
“Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia. Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikun e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tonë.”, shkroi Kurti në Twitter./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?