Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti darkoi me gjermanët, të pranishëm edhe nga FES-i që hartoi Asociacionin

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ka organizuar mbrëmë një darkë festive
Siç bëhet e ditur , në darkë, nga Qeveria e Kosovës të pranishëm ishin Kryeministri Albin Kurti, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Liburn Aliu e Rozeta Hajdari.
Përveç nga misioni diplomatik gjerman, Jörn Rohde dhe zëvendës ambasadorin z.Matthias Conrad, përfaqësuesit nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ Kosovo) .
Mes tyre edhe përfaqësuesit e fondacionit Friederich Elbert Stiftung, të cilët së fundmi e kanë hartuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.
Ndërkohë OEKGJK njoftoi se nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjerman”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button