Policia konfiskon 16 kartela dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Fushë Kosovë më saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu”.
“Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.”, thuhet në noftimin e Policisë.
Polciia njofton se duke i marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës./21Media

Back to top button