Policia konfiskon 77 skutera

 

 

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11 mjë e 184 gjoba.

Ndërsa sa i përket planit që ka filluar që nga data 26 prill, deri sot janë konfiskuar 77 skutera, masë administrative ndaj 44 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer, masë administrative ndaj 32 ngasësve të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, masë administrative ndaj 52 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

Sipas Policisë, ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar./21Media

Back to top button