Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e një sasie të barnave në Zhegër

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, kanë identifikuar një automjet që kontrabandonte llojeve të ndryshme të barnave.
Automjeti kombi, sipas Policisë, ishte braktisur në një rrugë dhe pronari është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova relevante: Kamagra 19X50x7, Daleron 25x8x500, Kalcium 6x40x50+40x40x50, Testosterone118x5x10, Clenbutero l94x5x100, Lunata 5x12x10, Sintrom 1000 x20, Lexilium 22x10x30, Sulfaspalim 98×50, Vitamin A+D3 120×50, Cutirox 470×50, Ketanol 200×10, Salbutamol 198x10x60, Volsulfleks 59×30+28×60, Karopelidol 150×25, Klindamicin 141×16, Alvotadin 20 – Sirup, Deprozel 40×20, Stugeran 300×50, Andol 49×20, Oikomid 305×60, Hepathrumbin –H 50×10 +50Mast dhe Torecan 110×50.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button