Ministrave kosovarë iu refuzua vizita në Luginë, Kamberi: Autoritetet serbe po dëshmojnë sjellje të vrazhda

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sonte në “Click” të RTV21 foli për refuzimin e vizitës në Luginë që i është bërë ministrave kosovarë.
Kamberi tha se autoritetet serbe po dëshmojnë sjellje të vrazhdta dhe kanë shkelur marrëveshjet e arritura me Kosovën në Bruksel.

Kujtojmë që, një javë më parë, Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të Arsimit Arbërie Nagavci, atij të financave Hekuran Muratit dhe ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut iu është refuzuar nga Serbia kërkesa për vizitën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës./21Media

Back to top button