Policia me aksion, arrestohen shtatë të dyshuar për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpërlarje të parasë

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka zhvilluar një aksion në shtatë lokacione të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë të persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

“Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button