Arrihet akordi, Bayerni dhe Tuchel ndajnë rrugët në fund të sezonit
Siç bëhet e ditur nga gazetari gjerman, Florian Plettenberg, Bayern Munichu dhe Thomas Tuchel kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.
Një mbledhje u mbajt sot në mëngjes dhe përfundoi me dy palët duke arritur marrëveshje që e sheh atë të mbetet trajner deri në fund të këtij sezoni, por jo më tepër, raporton KosovaPress.
Është një vendim që nuk sjell befasi, duke marrë parasysh formën e dobët së fundmi të kampionit gjerman.