Policia me aksion kundër fajdes, arreston dy persona – konfiskon para, armë dhe automjete

Policia ka realizuar sot një aksion kundër fajdes në rajonin e Prizrenit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Po, konfirmoj për aksionin e sotëm lidhur me fajdet. Janë të arrestuar dy persona, kemi sekuestru edhe pasuri të specifikuar, duke përfshi dy automjete, të holla kesh, armë dhe prova materiale”, tha ai.

Operacioni i Policisë tani më ka përfunduar./21Media

Back to top button