Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia merr në mbrojtje PD-në, arreston disa protestues

Policia e Shtetit mori në mbrojtje objektin e Partisë Demokratike. Ata i janë përgjigjur kërkesës së Lulzim Bashës për të ndërhyrë pas rritjes së vazhdueshme të tensioneve, duke kanë hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë ata.
Protestuesit demokratë janë larguar nga oborri i objektit ku ndodhet selia e PD-së, ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet ende në afërsi të saj.
Berisha ka folur pas ndërhyrjes së RENEA-s dhe FNSH. Ai e qujati ndërhyrje kriminale shtetërore.
“Protesta kishte qëllime paqësore. Ky ishte skenar i paralajmëruar që dje nga policia. Opozita vazhdon betejën deri në fitoren e saj të plotë. Asnjë gjë nuk na ndal ne për realizimin e qëllimeve tona. Lulzim Brava tregoi fytyrën e tij. E kisha të sigurt, që dje e kam denoncuar që PD do rrethohej nga policia. Protesta do vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve”, ka thënë ai.
Ndërkohë, disa nga protestuesit po shoqërohen edhe në Policinë e Shtetit.
Në protestën kundër Lulzim Bashës, janë lënduar disa persona, është përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të forta për të hapur dyert e selisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button