Driton Kuka, krijuesi i kampionëve nga Kosova

Unioni Evropian i Xhudos ka realizuar një intervistë me trajnerin, Driton Kuka i cili ka folur më shumë për karrierën e tij si dhe për kampionet olimpike.
Tani me tre atletë kampionë, ai fitoi çmimin e IJF Coaching Achievement Award në 2021, jo vetëm nga disa panelistë, por nga i gjithë komuniteti i xhudos.
Këtu mund ta ndiqni intervistën e plotë të Driton Kukës.
Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.
Në ceremoninë që është mbajtur tri javë më parë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos(IJF) e shpalli Kukën si trajnerin më të mirë të vitit.
Kuka në këtë garë arriti të mposht dyshen e trajnerëve të Francës, Larbi Benboudaoud dhe Christophe Gaglian, si dhe emra tjerë të njohur si Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch e Kosei Inoue./21Media

Back to top button