Policia: Ndërrimi i moteve kaloi kryesisht qetë, u shënuan disa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë.
Sipas Policisë, në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.
“Në fokus të këtij urdhri operativ ka qenë mbikëqyrja dhe kontrolli në trafikun rrugor, menaxhimi i pikave kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtarë. Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), nata e vitit të ri ndrrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button