Prishtinë, burri rrah gruan në natën e Vitit të Ri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij.
Rasti është raportuar në natën e Vitit të Ri, në Prishtinë.
Siç ka njoftuar Policia, deri te incidenti erdhi pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Sipas të dëmtuarës, i dyshuari në të kaluarën ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. E njëjta nuk dëshiron urdhër mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button