Policia ndryshon orarin, 12 orë në punë

Policia ndryshon orarin, 12 orë në punë

Policia e Kosovës ka rritur gatishmërinë pas zhvillimeve në veri, pas tërheqjes së përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe heqjes së uniformave nga 12 eprorë të policisë në veri të Mitrovicës.
Pas kësaj situate, Policia ka ndryshuar orarin për pjesëtarët e saj dhe ka ndaluar pushimet vjetore.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, policët janë njoftuar se tash do të kalojnë në orar 12 orësh dhe se s’do të aprovohen më pushimet vjetore./Kp

Back to top button