Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Prishtinës e Gjilanit

 Mbyllet pa fitues derbi ndërmjet Prishtinës e Gjilanit

Përfundoi edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, me ç’rast, nuk pati fitues në derbin mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, në stadiumin “Fadil Vokrri” u shënuan katër gola, ku Prishtina dhe Gjilani barazuan 2:2.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Arlind Shabani, i cili e kaloi Prishtinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 43’ të ndeshjes.
Gjilani e gjeti golin e barazimit në pjesën e dytë, me ç’rast, Albert Dabiqaj shënoi në minutën e 58’ për 1:1.
Prishtina arriti përsëri që të kalojë në epërsi, Albin Prapashtica shënoi gol në minutën e 63’ të ndeshjes për 2:1.
Por, Gjilani nuk u dorëzua dhe e barazoi sërish rezultatin, ku përsëri golashënues ishte Albert Dabiqaj.
Dabiqaj shënoi golin e dytë personal të ndeshjes, të dytin dhe të barazimit për Gjilanin në minutën e 74’, duke e vulosur rezultatin final në 2:2.
Me pikët e reja, të dy skuadrat kanë numër të njëjtë të pikëve, respektivisht nga 23 sosh, ku Prishtina zë vendin e dytë në tabelë me një ndeshje më pak të zhvilluar, krahas Gjilanit që renditet në pozitën e katërt.
Rezultati final i ndeshjes mes Prishtinës e Gjilanit është 2:2.

Back to top button